Ndërlidhjet

logo-print

Shkëmbim të të burgosurish në Ukrainë


Ukrainë

Ukrainë

Qeveria e Ukrainës dhe rebelët pro-rusë kanë shkëmbyer të burgosur në lindje të vendit.

Sipas të dyja palëve, bëhet fjalë për shkëmbimin e 139 ushtarëve ukrainas me 52 rebelë, rreth 20 kilometra në perëndim të qytetit Luhansk.

Shkëmbimi është pjesë e rëndësishme e marrëveshjes për armëpushim, e cila është arritur nga liderët e Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës më 12 shkurt.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë janë duke biseduar për ashpërsimin e sanksioneve kundër Moskës.

Kerry ka thënë se presidenti i SHBA-së, Barack Obama, do të vlerësojë hapat e ardhshëm të trajtimit të konfliktit në lindje të Ukrainës në ditët e ardhshme.

Kryediplomati amerikan ka thënë se “shkelja më skandaloze” e armëpushimit ka qenë sulmi në qytetit Debalsteve dhe furnizimet ushtarake për separatistët, të dërguara nga Moska.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Rusia mbetet e përkushtuar në mbështetjen e marrëveshjes për armëpushim.

XS
SM
MD
LG