Ndërlidhjet

logo-print

Në Ukrainë pritet të nisë tërheqja e armëve


Ukrainë

Ukrainë

Ushtria e Ukrainës dhe rebelët pro-rusë janë pajtuar që të tërheqin armët e rënda nga vija e frontit, në përputhje me marrëveshjen për armëpushim.

Pyotr Kanonik, zëdhënës i ushtrisë së Ukrainës, ka thënë se procesi dyjavor i tërheqjes së armëve do të nisë sot.

Në Donjeck, komandanti i separatistëve, Eduard Basurin, është cituar të ketë thënë se rebelët kanë nënshkruar urdhërat për tërheqjen e armëve, nisur nga sot.

Sipas marrëveshjes për arëmpushim, e cila është ndërmjetësuar nga Gjermania dhe Franca dhe ka hyrë në fuqi më 15 shkurt, tërheqja e armëve është dashur të nisë më 17 shkurt dhe të përfundojë më 3 mars.

Por, ajo është shtyrë për shkak të luftimeve në qytetin strategjik Debaltseve, nga i cili trupat qeveritare janë tërhequr më 18 shkurt.

XS
SM
MD
LG