Ndërlidhjet

logo-print

Kina kundër vizitës së Modit në një rajon të kontestueshëm


Kryeministri i Indisë, Narendra Modi.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi.

Kina ka kërkuar nga ambasadori i Indisë që të protestojë kundër vizitës së kryeministrit indian, Narendra Modi, në një rajon të diskutueshëm kufitar në Himalaje.

Më 20 shkurt, Modi ka vizituar shtetin verilindor të Indisë, Arunaçal Pradesh, një territor prej afro 84,000 kilometrash katrorë, për të cilin Kina thotë se është pjesë e rajonit të saj të Tibetit.

Kufiri nuk është demarkuar siç duhet prejse dy vendet kanë bërë një luftë njëmujore në vitin 1962, e cila ka lënë të vrarë rreth 2,000 ushtarë.

Modi ka shënuar 28-vjetorin e shpalljes së Arunaçal Pradeshit shtet dhe ka hapur një linjë treni.

Ministria e Jashtme e Kinës ka thënë se ka thirrur në bisedë informative ambasadorin e Indisë, Ashok Kantha, për të shprehur “pakënaqësi të madhe dhe kundërshtim të fortë ndaj vizitës”.

XS
SM
MD
LG