Ndërlidhjet

Mustafa: Rrezik që njerëzit t’ia mësyjnë lindjes


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se dyert e Evropës për Kosovën duhet të hapen sa më shpejt, sepse, sipas tij, është rrezik që njerëzit t’ia mësyjnë edhe lindjes.

“Ngujimi ynë me regjim të vizave na bën shumë të kufizuar të kontaktojmë dhe të konkurrojmë me ekonomitë e vendeve evropiane. Në këtë situatë, ne bëhemi konsumatorë të produkteve të të gjithëve, por produktet tona dhe puna jonë do të mbesin çështje vetëm e ‘pashallëkut tonë’”, është shprehur Mustafa.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa po ashtu ka thënë se për të arritur zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë, duhet bërë shumë punë dhe nevojitet përkrahja e të gjithëve.

Në këtë drejtim, ai ka thënë se duhet luftuar korrupsionin, monopolin e disa kompanive publike dhe private, si dhe të krijohet hapësirë e barabartë për çdo biznes.

XS
SM
MD
LG