Ndërlidhjet

Lideri i Jemenit dënon grushtshtetin


Jemen
Jemen

Presidenti i Jemenit, i cili ka dhënë dorëheqje muajin e kaluar, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos e njohë grushtshtetin e rebelëve Huthi.

Abed Rabbo Mansour Hadi ka thënë se të gjtha aksionet e ndërmarra prejse rebelët shiitë kanë sulmuar kryeqytetin Sana shtatorin e kaluar, janë të paligjshme.

Në një deklaratë të nënshkruar si “president i Republikës”, Hadi ka bërë thirrje për dialog kombëtar në qytetin Aden ose Taiz – të dyja këto zona që nuk janë nën kontrollin e rebelëve shiitë, të njohur si Huthi.

Ai po ashtu i ka bërë thirrje ushtrisë dhe forcave të sigurisë që ta mbështesin atë.

XS
SM
MD
LG