Ndërlidhjet

Rrethimi në Sidnej: 18 thirrje para sulmit


Sidnej, dhjetor 2014.
Sidnej, dhjetor 2014.

Autoritetet e Australisë kanë pranuar 18 thirrje për një klerik të vetëshpallur, vetëm disa ditë para se ai ka kryer sulmin vdekjeprurës në një kafene të Sidnejit, por asnjëra nga thirrjet nuk ka sugjeruar ndonjë sulm të menjëhershëm, thuhet në një raport

Rishikimi i parë zyrtar i sulmit në kafenenë Lindt thotë se thirrjet kanë pasur të bëjnë me postimet fyese në Facebook të pengmarrësit Man Haron Monis.

Dy pengje janë vrarë së bashku me Monisin gjatë rrethimit që ka ndodhur në muajin dhjetor.

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, i cili do të bëjë një adresim për sigurinë kombëtare të hënën, ka thënë se do të shqyrtojë ndryshimet në sistemet ligjore dhe të imigracionit, në përgjigje të rrethimit.

Ai ka thënë se Australia duhet të rishikojë se ku duhet të tërhiqet vija midis lirive individuale dhe sigurisë së komunitetit.

“Ky përbindësh nuk duhet të ketë qenë në komunitetin tonë”, ka thënë Abbott.

XS
SM
MD
LG