Ndërlidhjet

Dyshohet për 4 të vdekur në një minierë në Bosnje


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët në Bosnje dyshojnë se rrëshqitja e dheut në një minierë qymyri ka vrarë së paku katër njerëz.

Inspektori i minierave, Nuraga Duranoviq, ka thënë se së paku katër njerëz besohet të jenë zënë nga rreth 5,000 metra kub dhe dhe se ekipet e shpëtimit janë duke punuar shumë për nxjerrjen e tyre.

Rrëshqitja e dheut në minierën Dubrave, pranë qytetit Tuzlla, ka ndodhur të shtunën vonë dhe besohet të jetë shkaktuar nga një tërmet prej 3.3 shkallësh të Richterit.

Duranoviq ka thënë se katër personat kanë hyrë në minierë ilegalisht, “ndoshta për të vjedhur qymyr”.

XS
SM
MD
LG