Ndërlidhjet

logo-print

Al Shabab kërcënon me sulme në qendrat tregtare


Nairobi, Kenia, 2013.

Nairobi, Kenia, 2013.

Grupi terrorist Al-Shabab ka publikuar një video, përmes së cilës bën thirrje për sulme në qendrat tregtare të Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.

Në videon propaganduese, grupi i lidhur me Al Kaidën flet edhe për sulmin e shtatorit 2013 në një qendër tregtare në Nairobi të Kenias.

Rrethimi në këtë qytet, që ka zgjatur disa ditë, ka lënë mbi 60 njerëz të vrarë.

Në videon e re, Al Shabab bën thirrje për sulme të ngjashme në tre vendet e lartpërmendura.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë kryer një sulm ajror në Somali, duke vrarë liderin e Al Shababit.

Grupi terrorist është zotuar se do të hakmerret për vdekjen e tij.

XS
SM
MD
LG