Ndërlidhjet

Protesta në Shkup kundër përgjimeve


Shkup

Shkup

Edhe sot, disa dhjetëra qyetarë janë grumbulluar para Qeverisë së Maqedonisë për të shprehur zemërimin e tyre ndaj udhëheqësve të këtij institucioni, në lidhje me aferën e përgjimeve.

Protestuesit kanë mbajtur në duar parulla si “Vrasës”, “Poshtë diktatura” Liri për Maqedoninë” e të tjera.

Qyetarët protestues kanë thënë se janë organizuar spontanisht përmes rrjeteve sociale dhe se nuk i përkasin asnjë partie politike.

Por, mediat e afërta me pushtetin thonë se protestat janë duke u organizuar nga partia maqedonase në opozitë Lidhja Social-Demokrate.

Të premten, lideri i opozitës, Zoran Zaev, ka bërë publike disa përgjime të paligjshme nga pushteti i Maqedonisë, të cilat flasin për arrestimin e kurdisur të ish-ministrit të Brendshëm, si dhe për ndërhyrjen e shefit të shërbimeve sekrete në punën e disa mediave.

Protesta në Shkup ka pasur edhe të shtunën.

XS
SM
MD
LG