Ndërlidhjet

Tre të vrarë nga shpërthimi në Kharkiv të Ukrainës


Kharkiv, 22 shkurt 2015.
Kharkiv, 22 shkurt 2015.

Së paku tre persona janë vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në qytetin Kharkiv të Ukrainës.

Shpërthimi ka ndodhur gjatë një marshimi me rastin e njëvjetorit të përmbysjes së ish-presidentit pro-rus të Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Zëdhënësja e policisë në Kharkiv, Natalia Zakharova, ka thënë se shpërthimi duket të jetë sulm “terrorist”, një term ky që zyrtarët ukrainas e përdorin për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Marshime të ngjashme janë zhvilluar sot edhe në Kiev dhe pjesë të tjera të Ukrainës, por jo në zonat që kontrollohen nga separatistët.

XS
SM
MD
LG