Ndërlidhjet

Sulm fatal gjatë një marshimi në Kharkiv


Kharkiv, 22 shkurt 2015.
Kharkiv, 22 shkurt 2015.

Zyrtarët në Ukrainë thonë tani se dy persona janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i bombës në një marshim paqësor në qytetin e Kharkivit.

Më herët, zyrtarët kanë thënë se tre njerëz kanë vdekur nga sulmi i sotëm.

Policia po ashtu ka thënë se disa të dyshuar në lidhje me sulmin janë arrestuar.

Shpërthimi ka ndodhur gjatë një marshimi me rastin e njëvjetorit të përmbysjes së ish-presidentit pro-rus të Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Marshime të ngjashme janë zhvilluar sot edhe në Kiev dhe pjesë të tjera të Ukrainës, por jo në zonat që kontrollohen nga separatistët.

XS
SM
MD
LG