Ndërlidhjet

Kharkivi i Ukrainës nën alarm të sigurisë


Kharkiv, Ukrainë
Kharkiv, Ukrainë

Zyrtarët në Ukrainë thonë se kanë arrestuar katër shtetas ukrainas në lidhje me shpërthimin e një bombe në Kharkiv, i cili ka lënë të vrarë dy persona dhe ka plagosur 11 të tjerë.

Policia ka thënë se të vrarët në sulmin e sotëm kanë qenë një zyrtar policor dhe një civil.

Oleksandr Turchynov, udhëheqës i Këshillit për Siguri dhe Mbrojtje Kombëtare të Ukrainës, ka thënë se në Kharkiv ka nisur operacioni “antiterrorist” në përgjigje të incidentit.

Shpërthimi ka ndodhur gjatë një marshimi me rastin e njëvjetorit të përmbysjes së ish-presidentit pro-rus të Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Marshime të ngjashme janë zhvilluar sot edhe në Kiev dhe pjesë të tjera të Ukrainës, por jo në zonat që kontrollohen nga separatistët.

XS
SM
MD
LG