Ndërlidhjet

Dhjetëra të vdekur nga përmbytja e anijes në Bangladesh


Ilustrim
Ilustrim

Një traget është përmbytur në Bangladesh, duke shkaktuar vdekjen e së paku 33 njerëzve.

Trageti me rreth 100 njerëz në bord është përplasur me një barkë peshkimi në lumen Padma, rreth 40 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Daka.

Së paku 50 pasagjerë kanë arritur të notojnë deri në breg, ndërsa autoritetet kanë thënë se përpjekjet për shpëtimin e viktimave janë në vazhdim e sipër.

Aksidentet janë të shpeshta në rrjetin e lumenjve të Bangladeshit, shpesh për shkak të mbipopullimit të anijeve apo cilësisë së dobët të tyre.

XS
SM
MD
LG