Ndërlidhjet

logo-print

Zyrtarët amerikanë diskutojnë për betejën ndaj IS-it


Ilustrim

Ilustrim

Komandantët e lartë amerikanë dhe diplomatët, do të takohen gjatë ditës së sotme për të biseduar në lidhje me betejën kundër Shtetit Islamik.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, do ta drejtoj mbledhjen e cila do të mbahet në një kamp të ushtrisë amerikane në Kuvajt.

Në mesin e pjesëmarrësve është udhëheqësi i forcave amerikane në Lindjen e Mesme, gjenerali Lloyd Austin si dhe gjenerali në pension, John Allen, i cili njëherazi është edhe i dërguar i presidentit Obama në koalicionin kundër Shtetit Islamik.

Ambasadorët amerikanë në Egjipt, Jordani, Kuvajt, Arabi Saudite dhe Emirate të Bashkuara Arabe, pritet të jenë gjithashtu pjesë e takimit.

Takimi vjen në kohën e rritjes së shteqetësimeve për përhapjen e Shtetit Islamik.

Libia tashmë shfaqet si një betëjë e re ndërsa IS-i që nga viti i kaluar e ka marrë kontrollin e pjesëve të mëdha që gjenden në veri të Sirisë dhe në perëndim të Irakut.

XS
SM
MD
LG