Ndërlidhjet

Ekstremistët u kërkojnë myslimanëve t’i sulmojnë qendrat tregëtare


Ilustrim

Ilustrim

Përmes një videoje e cila supozohet se është lëshuar nga rebelët e Al-Kaidës të afërt me Somalinë, myslimanëve u kërkohet që t’i sulmojnë qendrat tregëtare në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Britani dhe vende tjera perëndimore.

Përmes videos, ekstremistët e grupit Al-Shabab e kanë përsëritur se sulmi që ka ngjarë në shtator të vitit 2013 në qendrën tregëtare Westgate në Nairobi, ishte ndëshkim për shkak të përfshirjes ushtarake të Nairobit në Somali.

Një person i maskuar, në videon 76 minutëshe, paralajmëron për më shumë sulme në Kenia, ndërsa u ka bërë thirrje myslimanëve që t’i sulmojnë qendrat tregëtare dhe në mënyrë specifike ai ka përmendur tri qendrat më të mëdha, në SHBA, Kanadan e Angli.

Kreu i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Jeh Johnson, e ka quajtur videon si një kërcënim serioz në nivel global.

XS
SM
MD
LG