Ndërlidhjet

Bisedimet rreth Iranit, ende pa marrëveshje


Pamje nga takimet e 22 shkurt 2015

Pamje nga takimet e 22 shkurt 2015

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, e kanë mbajtur një takim për dy orë të dielën në Gjenevë, ku ata kanë diskutuar për programin bërthamor të Teheranit.

Për herë të parë, në takim ka marrë pjesë edhe Sekretari amerikan i Energjisë, Ernest Moniz dhe udhëheqësi i programit bërthamor të Iranit, Ali Akbar Salehi.

Pjesa më e madhe ditës ka kaluar në takime veç e veç, ku janë diskutuar detajet teknike për frenimin e programit bërthamor të Iranit.

Zarif tha për mediat shtetërore iraniane, se në bisedimet dy-palëshe të nivelit të lartë ka pasur “diskutime të mira, por nuk ka marrëveshje” ngase, sipas tij, kanë mbetur edhe disa ndasi.

Fuqitë e mëdha dhe Irani e kanë caktuar një afat deri në fund të muajit mars, për arritjen e një marrëveshje kornizë në lidhje me programin bërthamor të Teheranit.

XS
SM
MD
LG