Ndërlidhjet

logo-print

Arrin në 65 numri i të vdekurve në Bangladesh


Ilustrim

Ilustrim

Numri i të vdekurve nga një fatkeqësi e një trageti në pjesën qendrore të Bangladeshit, që ka ngjarë gjatë fundjavës, ka arritur në 65 persona.

Rreth 140 pasagjerë mendohet të kenë qenë në një traget kur ai është përmbysur pasi që është goditur nga një anije mallërash.

Aksidenti ka ngjarë në lumin Padma, rreth 40 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Saka.

Aksidentet e tragetëve janë të zakonshme në Bangladesh, vend i cili përshkohet nga më shumë se 130 lumenjë.

Ekipet e shpëtimit gjate ditës së djeshme i kanë gjetur trupat e 48 personave ndërsa sot është raportuar se numri i viktimave ka arritur në 65 persona.

XS
SM
MD
LG