Ndërlidhjet

Çmimet Oskar: "Birdman", filmi më i mirë


Alejandro Inarritu në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oskar
Alejandro Inarritu në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oskar

Komedia e zezë e regjisorit meksikan, Alejandro G. Inarritu, ”Birdman”, ka fituar katër çmime Oskar, përfshirë këtu edhe atë për filmin më të mirë.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt më 22 shkurt në Los Angeles.

Inarritu gjithashtu ka fituar çmimin për regjinë më të mirë të filmit, i cili flet për një ish aktor të shpëlarë superheronjësh dhe përpjekjet e tij për t’u rikthyer në teatrin Broadaway.

Rolin kryesor në këtë film e luan aktori veteran Michael Keaton, i cili nuk e fitoi çmimin për aktorin më të mirë.

Me të u shëprblye Eddie Redmayne, për portretizimin e fizikanit Stephen Hawking, në filmin “The Theory of Everything”.

Julianne Moore fitoi çmimin për aktoren më të mirë, në rolin e saj mbi një grua që vuan nga sëmundja e Alzheimerit, në filmin “Still Alice”.

XS
SM
MD
LG