Ndërlidhjet

logo-print

Kërkohet lirimi i aktivistëve dhe gazetarëve në Azerbajxhan


Gazetarja Khadija Ismayilova

Gazetarja Khadija Ismayilova

Vëzhguesit e të drejtave të njeriut kanë kërkuar nga përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut, që ta shfrytëzoj vizitën e tij në Azerbajxhan, për të ndikuar në lirimin e dhjetëra aktivistëve dhe gazetarëve të cilët ata vlerësojnë se po mbahen për motiove politike.

Stavros Lambrinidis pritet të qëndroj sot në Baku dhe atë me ftesë të qeverisë së Azerbajxhanit.

Organizatat Human Rights Watch, International Partnership for Human Rights dhe Front Line Defenders, përmes një kumtese të lëshuar, kanë kërkuar nga Lambrinidis që të kërkoj nga qeveria, që ta përfundoj fushatën e saj për heshtjen e kritikëve.

Më shumë se 30 aktivistë, avokatë, gazetarë dhe blogerë janë dënuar ose burgosur gjatë vitit të kaluar për akuza të ndryshme, përfshirë akuzat për tradhti dhe evazion fiskal.

Në mesin e të burgosurve është edhe gazetarja e byrosë së Radios Evropa e Lirë në Baku, Khadija Ismayilova.

XS
SM
MD
LG