Ndërlidhjet

Për pesë muaj koalicioni ka vrarë rreth 1 mijë e 500 xhihadistë


Ilustrim

Ilustrim

Fushata ajrore ndaj Shtetit Islamik në Siri e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, deri më tani ka vrarë 1 mijë e 600 persona, kryesisht xhihadistë.

Vrasjet janë kryer tash e pesë muaj kur edhe kanë nisur sulmet ajrore ndaj caqeve të Shtetit Islamik.

Obserbatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër ka njoftuar sot se gati të gjithë të vrarët janë militantë të IS-it apo të Frontit Al-Nusra.

Përveç vrasjet e xhihadistëve, observatori i ka dokumentuar edhe 62 vrasje të civilëve gjatë këtyre sulmeve.

XS
SM
MD
LG