Ndërlidhjet

Ukrainë: Dy ushtarë të vrarë në 24 orët e fundit


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria ukrainase ka njoftuar sot se dy ushtarë të saj janë vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve të 24 orëve të fundit nga ana e rebelëve.

Zëdhënësi, Valentyn Fedychev, tha se forcat ukrainase janë granatuar 27 herë gjatë 24 orëve të fundit.

Luftimet janë reduktuar në lindje të Ukrainës që nga marrja e Debaltseves nga seperatistët.

Ushtria ukrainase ka njoftuar mëngjesin e sotëm se nuk do të filloj me tërheqjen e armatimit të rëndë nga vija e frontit ngase separatistët e mbështetur nga Rusia ende nuk i kanë ndalur tërësisht sulmet.

Sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës, forcat qeveritare dhe rebelët do të duhej ta ndalnin zjarrin më 15 shkurt dhe të fillonin me tërheqjen e armatimit të rëndë jo më vonë se dy ditë.

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Anatoly Stelmakh, tha se Ukraina do ta tërheq armatimin, atëherë kur “armiku të ndaloj së sulmuari pozicionet tona”.

XS
SM
MD
LG