Ndërlidhjet

logo-print

Partia e kryeministrit hungarez humb shumicën parlamentare


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban

Partia e kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, e ka humbur “supershumicën” parlamentare që e ka pasur që nga viti 2010.

Shumica prej dy të tretave e ka lejuar partinë Fidesz të Orbanit që të miratoj ndryshime kushtetuese dhe ligje të tjera, pa pasur nevojë për votat opozitare

Partia Fidesz e ka marrë teposhtëzen nga humbja në disa qarqe lokale nga zgjedhjet që janë mbajtur dje.

Fidesz lehtësisht i ka fituar zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, zgjedhjet lokale si dhe ulëset në Parlamentin Evropian.

Por, sondazhet tregojnë se propozimet jopopullore dhe ligjet e nxjerra kanë çuar në rënien e besimit ndaj partisë së kryeministrit Orban.

XS
SM
MD
LG