Ndërlidhjet

Gjermania e shqetësuar me situatën në Ukrainë


Qeveria gjermane është shprehur të jetë shumë e shqetësuar për faktin se nuk ka ende një armëpushim gjithpërfshirës në lindje të Ukrainës, ndonëse ka kaluar një javë që ka hyrë në fuqi marrëveshja e nënshkruar në Minsk.

“Kur e shikoni situatën në tërësi që kur udhëheqësit u dakorduan në Minsk, është e qartë se zbatimi i marrëvehjes nuk është i kënaqshëm”, tha sot zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.

Ajo që është vendimtare, sipas tij, është një armëpushim i tërsishëm.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme gjermane i ka kërkuar sot Rusisë që ta liroj piloten ukrainase Nadiya Savchenko, e cila në shenjë proteste për burgosjen e padrejtë, po e mban një grevë urie, gjatë së cilës është vizituar edhe nga mjekët gjermanë.

XS
SM
MD
LG