Ndërlidhjet

logo-print

Kryeparlamentari suedez takon liderët institucional


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka zhvilluar sot në zyrën e saj një takim me kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin.

Kryeparlamentari i Suedisë gjatë ditës së sotme është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Isa Mutafa dhe me kryeparlamentarin, Kadri Veseli.

Me zotin Ahlin, sipas një postimi të presidentes në rrjetin social Facebook, zonja Jahjaga ka biseduar për procesin e integrimit evropian të Kosovës, zhvillimin ekonomik të vendit, sundimin e ligjit dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidentja ka njoftuar se e ka falenderuar zotin Ahlin për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Suedisë i ka dhënë Kosovës në procesin e shtetndërtimit.

Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin, ka shprehur përkushtimin e vendit të tij për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen për institucionet dhe qytetarët e Kosovës në të gjitha sferat me interes dypalësh.

Ai, sipas postimit të presidentes, ka theksuar se Suedia është përkrahëse e politikës së zgjerimit të BE-së dhe mbështet procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

XS
SM
MD
LG