Ndërlidhjet

Franca u konfiskon pasaportat gjashtë shtetasëve


Ilustrim
Ilustrim

Gjashtë shtetasve të Francës iu janë konfiskuar pasaportat ndërsa rreth 40 të tjerë do të ndalohen të udhëtojnë jashtë vendit ngase autoritetet kanë informacione se ata po planifikojnë të largohen nga Franca për të shkuar në Siri e Irak.

Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, tha sot këto veprime të organeve të rendit janë në kuadër të ligjit të ri anti-terrorizëm i cili ka filluar të implementohet që nga nëntori.

Nëse qytetarët francezë shkojnë për të luftuar në Siri dhe Irak, sipas Bernard Cazeneuve, kthimi i tyre në Francë është rrezik edhe më i madh, ngase ata mund të kryejn sulme në shkallë të gjerë.

Një zyrtarë i sigurisë ka thënë sot se gjashtë francezëve iu janë konfiskuar pasaportat dhe atë për gjashtë muaj.

Ai tha se mbi 1 mijë herë, organet e rendit janë alarmuar për “disa dhjetëra” udhëtime të planifikuara për në Siri dhe Irak dhe se të njëjtit janë ndaluar si rezultat i lajmërimit të këtyre rasteve.

XS
SM
MD
LG