Ndërlidhjet

Edhe pesë muaj paraburgim për aktivistin në Baku


Aktivisti Arif Yunus
Aktivisti Arif Yunus

Një gjykatë në Azerbajxhan ka urdhëruar që aktivisti i të drejtave të njeriut, Arif Yunus, të qëndroj në paraburgim edhe për së paku pesë muaj të tjerë.

Mediat në Baku e kanë cituar avokatin Afqan Mammadov, të ketë thënë se gjykata Nasimi në Baku ia ka zgjatur paraburgimin aktivistit deri më 5 gusht.

Arif Yunus, 60 vjeçar, është bashkëshorti i aktivistës Leyla Yunus, e cila njashtu është në burg.

Ai u arrestua më 5 gusht të vitit të kaluar, disa ditë pas arrestimit të gruas së tij.

Të dytë akuzohen për tradhti ndërsa e kanë mohuar këtë akuzë duke e quajtur të motivuar politikisht.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë kërkuar nga përfaqësuesi i BE-së për të drejtat e njeriut, që gjatë vizitës së tij të sotme në Baku, të bëjë presion për lirimin e aktivistëve dhe gazetarëve që janë pjesë e të burgosurve politikë në Azerbajxhan.

XS
SM
MD
LG