Ndërlidhjet

logo-print

Vdes shefja e Reutersit në Islamabad


Pakistan

Pakistan

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për vdekjen e shefes së byrosë së saj për Afganistanin dhe Pakistanin, Maria Golovnina.

Ajo ka ndërruar jetë sot në Islamabad, në moshën 34-vjeçare.

Reuters ka thënë se Golovnina ka mbetur pa ndjenja sot në byronë në Islamabad dhe është dërguar në spital, porse mjekët nuk kanë arritur ta shpëtojnë.

Ajo ka punuar për agjencinë Reuters qysh në vitin 2001, ndërsa është bërë shefe për Afganistanin dhe Pakistanin më 2013.

Shkaku i vdekjes së saj është duke u hetuar.

XS
SM
MD
LG