Ndërlidhjet

Lituania thotë se është rritur propaganda ruse


Ukrainë
Ukrainë

Shërbimet e sigurisë në Lituani kanë paralajmëruar se Rusia është duke përhapur gjithnjë e më shumë propagandë përmes mediave dhe rrjeteve sociale në këtë vend.

Departamenti për Siguri Shtetërore i Lituanisë ka thënë se ka vënë re “përpjekje gjithnjë e më të dukshme të Rusisë për të nxitur një luftë të informacionit”.

Departamenti në fjalë u ka bërë thirrje gazetarëve lituanezë që “t’iu rezistojnë provokimeve të mundshme nga Rusia”.

Lituania ka qenë në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian që i kanë bërë thirrje bllokut në muajin janar, që të krijojë alternativa të informacionit ndaj “dezinformatave” të Kremlinit në lidhje me luftën në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG