Ndërlidhjet

Greqia pritet të dorëzojë listën e reformave


Ilustrim
Ilustrim

Greqia duhet të paraqesë sot listën e reformave para huadhënësve ndërkombëtarë, në mënyrë që të sigurojë paketën e shpëtimit.

Nëse reformat miratohen nga kreditorët, Greqisë do t’i zgjatet për katër muaj paketa e ndihmës.

Analistët thonë se kolapsi i marrëveshjes do të ringjallte frilkën për daljen e Greqisë nga Eurozona.

Ministri i Shtetit të Greqisë, Nikos Pappas, ka thënë se lista do të përfshijë masa për trajtimin e evazionit fiskal dhe për modernizimin e shërbimit civil.

XS
SM
MD
LG