Ndërlidhjet

Franca vendos luftanije në Bahrejn kundër IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Franca ka vendosur një aeroplanmbajtës në Bahrejn, i cili do të përdoret kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Aeroplanët nga transportuesi Charles de Gaulle do të përdoren kundër pozicioneve të Shtetit Islamik në Irak, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Korrespondentët thonë se vendosja e luftanijes do t'ua përgjysmojë kohën avionëve ushtarakë - të cilët normalisht fluturojnë nga Emiratet e Bashkuara Arabe - për të arritur në Irak.

Në një tjetër zhvillim, autoritetet franceze, për herë të parë sot, u kanë konfiskuar pasaportat gjashtë shtetasve, të cilët dyshohet se kanë planifikuar të udhëtojnë në Siri për t’u bashkuar me xhihadistët.

Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, ka thënë se shërbimet e inteligjencës besojnë se gjashtë burrat kanë planifikuar t’i bashkohen grupit të Shtetit Islamik.

Masa është pjesë e ligjeve të reja anti-terrorizëm, të cilat janë miratuar nëntorin e kaluar.

XS
SM
MD
LG