Ndërlidhjet

logo-print

Mogherini për herë të dytë në Bosnje


Federica Mogherini

Federica Mogherini

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka qëndruar sot në Bosnje, për herë të dytë brenda tre muajsh.

Pikërisht ky fakt, ka thënë ajo, duhet të nënkuptojë përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj Bosnjës.

“Ky është vendi i vetëm që kam vizituar dy herë në këta tre muaj sa edhe jam në këtë pozitë. Nuk duam që vetëm ju të keni sukses, duam që edhe ne të jemi të suksesshëm, sepse suksesi juaj është edhe sukses i yni, por përgjegjësia është e juaja”, ka porositur Mogherini autoritetet boshnjake.

Ajo ka thënë se Bosnja duhet të bëjë një sërë reformash, porse në plan të parë vijnë ato socio-ekonomike.

XS
SM
MD
LG