Ndërlidhjet

Raportohet për përparim në bisedimet me Iranin


Gjenevë, 26 shkurt 2015.
Gjenevë, 26 shkurt 2015.

Zyrtarët iranianë dhe amerikanë, të përfshirë në bisedimet e Gjenevës për programin bërthamor të Iranit, kanë raportuar për ca përparim, por kanë thënë se mbetet ende punë për t’u bërë për të arritur marrëveshje para afatit të 31 marsit.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka thënë në fund të bisedimeve dyditëshe se ato kanë qenë “të doboshme, konstruktive dhe serioze”, porse ka ende “rrugë të gjatë” përpara.

Zarif, i cili është takuar direkt me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, ka thënë se bisedimet do të vazhdojnë në Zvicër, më 2 mars.

Në prag të negociatave, Kerry ka thënë se ka ende “çarje të mëdha” dhe ka paralajmëruar se presidenti Barack Obama është i gatshëm të tërhiqet nga bisedimet, nëse Teherani nuk ndërmerr hapat e nevojshëm për të dëshmuar se programi i tij bërthamor është paqësor.

Irani dhe fuqitë botërore po bëjnë përpjekje të tejkalojnë dallimet para 31 marsit, kur është edhe afati i fundit për marrëveshjen kornizë.

XS
SM
MD
LG