Ndërlidhjet

logo-print

Parlamenti Evropian diskutoi për Kosovën


Ilustrim

Ilustrim

Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian është zhvilluar të hënën debat për raportin për Kosovën dhe atë për Serbinë.

Ulrike Lunacek, si raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka përgatitur raportin dhe është angazhuar në diskutim me deputetë të shumtë për të siguruar kompromise rreth disa amandamenteve.

Për Kosovën janë paraqitur 212 amandamente, ndërsa janë bërë 15 kompromise.

Lunacek ka thënë se në raportin e saj ka insistuar përsëri që pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë sa më shpejt.

Ajo po ashtu ka thënë se në raport mirëpritet progresi i bërë në Kosovë, por shprehet shqetësim për mungesën e disa përparimeve, si rezultat i ngërçit politik që ka ekzistuar në Kosovë.

Lunacek ka thënë se është e shqetësuar me korrupsionin që vazhdon të jetë i përhapur në Kosovë dhe ka kërkuar nga autoritetet vendore dhe vetë Bashkimi Evropian që të lëvizet përpara.

Është folur po ashtu edhe për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, për të cilën Parlamenti Evropian shpreson se do të ndihmojë zhvillimin e Kosovës.

Lunacek ka thënë se në raport ka përfshirë edhe thirrjet që Kosova të përfaqësohet më shumë në skenën ndërkombëtare, përfshirë ngjarjet sportive dhe ato kulturore.

XS
SM
MD
LG