Ndërlidhjet

SHBA emëron emisar për të drejtat e homoseksualëve


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë emëruar të dërguarin e tyre të parë ndërkombëtar për të drejtat e homoseksualëve.

Departamenti amerikan i Shtetit, ka thënë se Randy Berry, do të jetë i dërguari special për promovimin e të drejtave të lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe trans-seksualëve.

Berry është diplomat veteran, i cili aktualisht shërben si konsull i përgjithshëm në Konsullatën e SHBA-ve në Amsterdam.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka thënë se Berry do të ndihmojë administratën Obama në përmirësimin e të drejtave të homoseksualëve.

XS
SM
MD
LG