Ndërlidhjet

Greqia paraqet listën e reformave


Ilustrim
Ilustrim

Greqia ka dorëzuar listën e reformave të kërkuar nga liderët e Eurozonës, si kush për zgjatjen e paketës së ndihmës.

Masat përfshijnë plane për luftimin e evazionit fiskal dhe trajtimin e kontrabandës me karburante dhe duhan.

Lista duhet të miratohet nga kreditorët ndërkombëtarë sot, në mënyrë që të sigurohet zgjatja katërmujore e kredisë.

Greqia ka vonuar paraqitjen e reformave për 24 orë, pasi fillimisht është rënë dakord për dorëzimin e propozimeve të saj të hënën.

Analistët thonë se kolapsi i mundshëm i marrëveshjes ringjall frikën për daljen e Greqisë nga Eurozona.

XS
SM
MD
LG