Ndërlidhjet

Rebelët pro-rusë "kanë vazhduar sulmet"


Ukrainë
Ukrainë

Një zyrtar ushtarak i Ukrainës ka thënë se separatistët pro-rusë kanë vazhduar të sulmojnë pozicionet e qeverisë, duke shkelur kështu marrëveshjen për armëpushim.

Zëdhënësi i ushtrisë, Anatoly Stelmakh, ka thënë se forcat rebele kanë sulmuar fshatrat pranë qytetit Debalsteve shtatë herë, mbrëmjen e së hënës.

Ai po ashtu ka thënë se separatistët kanë hedhur moratja në tri zona pranë kryeqytetit të Donjeckut dhe kanë luftuar forcat qeveritare për rreth 30 minuta pranë qytetit Mariupol.

Marrëveshja për armëpushim e 12 shkurtit, e ndërmjetësuar nga Franca dhe Gjermania, u kërkon të gjitha palëve që të ndalojnë sulmet dhe të tërheqin armët e rënda nga vija e frontit.

Por, Ukraina ka thënë të hënën se nuk do të nisë me tërheqjen e armëve derisa të mos ndalojnë sulmet e rebelëve.

Stelmakh e ka përsëritur këtë edhe sot, duke thënë se forcat qeveritare do të nisin tërheqjen e armëve kur "të ketë armëpushim të plotë për së paku 24 orë"

XS
SM
MD
LG