Ndërlidhjet

logo-print

Mjekë gjermanë janë lejuar të vizitojnë një pilote ukrainase, e cila ndodhet në grevë urie për më shumë se dy muaj në një burg të Rusisë.

Berlini ka thënë se është jashtëzakonisht i shqetësuar për shëndetin e Nadia Savchenkos dhe ka përsëritur thirrjet për lirimin e saj.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme, ka thënë se dy mjekë gjermanë e kanë vizituar atë më 15 shkurt dhe, më pas, kanë biseduar me mjekët e burgut.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera për gjendjen e Savchenkos.
Savchenko raportohet se ka humbur 17 kg prejse ka hyrë në një dietë me ujë dhe glukozë në muajin dhjetor.

Ajo është kapur nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës, qershorin e kaluar, dhe është transportuar në Rusi.

Savchenko akuzohet se ka ndihmuar në vrasjen e dy gazetarëve rusë gjatë konfliktit në Ukrainë, por ajo i hedh poshtë akuzat.
Në Ukrainë, Savchenko është bërë simbol i rezistencës ndaj agresionit rus.

XS
SM
MD
LG