Ndërlidhjet

Zelanda e Re dërgon trupa në Irak


Irak, foto nga arkivi
Irak, foto nga arkivi

Kryeministri i Zelandës së Re, John Key, ka bërë publike planet për dërgimin e 143 trupave joluftarake në Irak, për të ndihmuar luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Key ka thënë se shumica e personelit do të jetë e stacionuar me trupat australiane në kampin Taji, në veri të Bagdadit.

Ai ka thënë se Zelanda e Re “ka obligim të mbështesë stabilitetin dhe sundimin e ligjit ndërkombëtarisht”.

Autoritetet kanë thënë vitin e kaluar se midis 35 dhe 40 shtetas të Zelandës së Re kanë qenë në listën e vëzhgimit terrorist.

Disa nga ta kanë udhëtuar në Siri për të luftuar me Shtetin Islamik, ndërsa të tjerët kanë qenë të përfshirë në financimin e ekstremizmit ose në radikalizimin e njerëzve të tjerë.

Key ka thënë se misioni i ri, i cili pritet të fillojë në muajin maj, do të ndihmojë në trajnimin e forcave speciale të Irakut dhe se pason kërkesën e Qeverisë irakiane.

Dislokimi do të rishikohet pas nëntë muajsh dhe nuk do të zgjasë më shumë se dy vjet.

XS
SM
MD
LG