Ndërlidhjet

Tridhjetë shiitë rrëmbehen në Afganistan


Afganistan
Afganistan

Zyrtarët afganë kanë bërë të ditur se disa persona të armatosur kanë rrëmbyer 30 myslimanë shiitë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me autobus në provincën Zabul.

Nasir Ahmad, zyrtar nga kompania e autobusëve Ghazni Paima, ka thënë se shoferi i autobusit “ka parë një grup të personave të maskuar me uniformë të ushtirsë afgane, të cilët i kanë dhënë sinjal për t’u ndalur”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, Sediq Sediqqi, ka thënë se policia është duke bërë “gjithçka të mundur” për të siguruar lirimin e grupit.

Përgjegjësinë për rrëmbimet nuk e ka marrë ende askush.

XS
SM
MD
LG