Ndërlidhjet

Rekomandohet që Botërori 2022 të mbahet në nëntor


Ilustrim
Ilustrim

Kampionati Botëror i Futbollit në Katar, më 2022, duhet të mbahet në nëntor ose dhjetor, ka rekomanduar një task-forcë e FIFA-s.

Zyrtarët kryesorë të futbollit janë takuar në Doha për të diskutuar alternativat, pasi zhvillimi i kampionatit në verë mund të rrezikojë shëndetin e lojtarëve dhe tifozëve.

Temperaturat gjatë verës në Katar mund të arrijnë në 40 gradë Celsius, ndërsa në nëntor dhe dhjetor bien në rreth 20.

Rekomandimi i sotëm pritet të ratifikohet nga komiteti ekzekutiv i FIFA-s në Cyrih më 19 dhe 20 mars.

Shefi i task-forcës, sheiku Salman bin Ebrahim Al-Khalifa, po ashtu ka rekomanduar që turneu i vitit 2022 të shkurtohet për disa ditë.

Por, nuk ka plane për të reduktuar madhësinë e turneut nga 32 ekipe dhe 64 ndeshje.

XS
SM
MD
LG