Ndërlidhjet

Vazhdon gjykimi i Ivanoviqit dhe të tjerëve


Oliver Ivanoviq

Oliver Ivanoviq

Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ka vazhduar sot gjykimi i liderit të Iniciativës Qytetare Serbia, Drejtësia dhe Demokracia, Oliver Ivanoviq, dhe katër të akuzuarve të tjerë për krime të luftës.

Siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, gjykimi ka vazhduar me dëshminë e profesores së gjuhës shqipe, Florije Peci.

Oliver Ivanoviq, Dragolub Delibashiq, Ilija dhe Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandër Lazoviq akuzohen nga misioni EULEX për krime të luftës dhe vrasje në Kosovë.

Ivanoviq është arrestuar më 27 janar të vitit të kaluar, nën akuzën për krime lufte të kryera në vitin 1999 dhe për vrasje të rëndë në vitin 2000.

XS
SM
MD
LG