Ndërlidhjet

IS-i rrëmben së paku 90 asirianë të krishterë


Siri
Siri

Militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë rrëmbyer dhjetëra asirianë të krishterë nga fshatrat në verilindje të Sirisë.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, me seli në Londër, ka bërë të ditur se së paku 90 burra, gra dhe fëmijë janë rrëmbyer gjatë bastisjeve në disa fshatra, pranë qytetit Tal Tamer.

Raportohet se disa asirianë kanë arritur të largohen dhe të mbërrijnë në qytetin Hassakeh, i cili kontrollohet nga kurdët.

Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha në veri të Sirisë dhe perëndim të Irakut qysh nga vera e kaluar.

XS
SM
MD
LG