Ndërlidhjet

Rakhat Aliev gjendet i vdekur në burgun e Vjenës


Rakhat Aliev

Rakhat Aliev

Zyrtarët nga gjykatat në Austri thonë se Rakhat Aliev, ish-dhëndëri i presidentit të Kazakistanit Nursultan Nazarbaev, që u bë kundërshtari i tij më vonë, është gjetur i vdekur në burgun e Vjenës pasi vrau veten.

Një zëdhënëse e gjykatës austriake tha sot se Aliev "bëri vetëvrasje".

Prokuroria e Austrisë e shpalli të fajshëm për vrasjen e dy bankierëve të Kazakistanit në vitin 2007, një rast për të cilin Kazakistani vazhdimisht ka kërkuar ekstradimin e tij.

Aliev, që ishte ish ambasadori i Kazakistanit në Austri - më vonë një zë kritik kundër Nazarbaevit, ka thënë se rasti kundër tij është i motivuar politikisht.

Në vitin 2013, autoritetet e Kazakistanit e thanë se Aliev është i dyshuar për vrasjen e liderit opozitar Altynbek Sarsenbaiuly dhe dy bashkëpunëtorëve të tij.

Austria, e cila kishte refuzuar dy herë të ekstradonte Alievin në Kazakistan, për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut që janë regjistruar në këtë vend, nisi hetimet e veta në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG