Ndërlidhjet

OSBE dënon "shtypjen" e mediave dhe OJQ-ve në Rusi


 Dunja Mijatoviq

Dunja Mijatoviq

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Mediave, Dunja Mijatoviq tha se "shtypja e vazhdueshme" e mediave dhe organizatave joqeveritare në Rusi "rrezikon më tutje" situatën e lirisë së mediave.

Përmes një deklarate më 24 shkurt, Mijatoviq tha se “presioni i tepërt” i vendosur mbi Qendrën e Mbrojtjes së Mas Medias (MMDC) dhe organizata të tjera të shoqërisë civile në fushën e mediave, është "thellësisht shqetësuese".

“Diskriminimi i organizatave mediatike mbi pretekste të paqarta në mënyrë efektive cenon shprehjen e lirë dhe median e lirë".

Këto komente vijnë pasi Departamenti i Drejtësisë i Rajonit të Voronezhit, kreu një inspektim ndaj MMDC-së më 9 shkurt, si pjesë e një procedure zyrtare për përfshirjen e OJQ-së në regjistrin e "agjentëve të huaj".

Mijatoviq tha se MMDC është "një nga organizatat kyçe në Rusi që ofron mbështetje ligjore në çështjet legjislative për gazetarët, gjykatësit, avokatët e mediave dhe organet e zbatimit të ligjit, duke rritur ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me këto çështje".

XS
SM
MD
LG