Ndërlidhjet

Taxhikistan: Rrezik i lartë nga ortekët


Ilustrim
Ilustrim

Ortekët të shkaktuar nga shkrirja e borës së madhe në Taxhikistan kanë vrarë së paku pesë persona që nga 22 shkurti.

Komiteti i Situatës Emergjente tha sot se situata vazhdon të jetë shumë e pasigurt dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë nëpër male, ku rrezikshmëria është më e lartë.

Malet mbulojnë 93 për qind të shtetit të Azisë Qendrore, dhe rrëshqitjet e borës vrasin dhjetëra persona çdo vit.

Temperaturat e ngrohta jashtë-sezonale nëpër male gjatë këtij muaji shkaktuan shkrirjen e borës.

Parashikuesit e motit thonë se temperaturat mund të ngrihen përsëri këtë javë, duke rritur rrezikun e ortekëve.

XS
SM
MD
LG