Ndërlidhjet

Lituania rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak


Dalia Grybauskaite
Dalia Grybauskaite

Lituania do të ripërtërijë rekrutimit ushtarak për herë të parë që nga viti 2008, në mes të shqetësimeve mbi këmbënguljen ruse në rajon Baltik.

Këshilli i Mbrojtjes së Shtetit mori vendimin më 24 shkurt.

Zyra e presidentes Dalia Grybauskaite tha se ky vendim u motivua nga "situata gjeopolitike dhe kërcënimet ndaj sigurisë së shtetit".

"Ne duhet përkohësisht ripërtërijmë shërbimin e detyrueshëm ushtarak," u tha Grybauskaite gazetarëve. "Mjedisi i tanishëm gjeopolitik na kërkon që të rrisim dhe të përshpejtojmë rekrutimin e ushtrisë."

Sipas propozimit, shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të jetë për një periudhë pesë vjeçare.

Rekrutimi do të zbatohet për meshkuj mes moshës 19 dhe 26 vjeçare.

Plani është që të rreth 3,000 deri në 3,500 persona të rekrutohen çdo vit.

Grybauskaite gjatë muajve të fundit ka shprehur shqetësimet e saj rreth sjelljes agresive të Rusisë dhe kërcënimit potencial të shteteve baltike.

XS
SM
MD
LG