Ndërlidhjet

Ministrat e Jashtëm të Evropës Juglindore, në bllok kundër terrorizmit


Ministrat e jashtëm të Evropës Juglindore kanë dalë me një deklaratë të përbashkët kundër terrorizmit, duke riafirmuar vendosmërinë për të luftuar terrorizmin në të gjitha format dhe manifestimet e tij.

Në kuadër të punimeve në Tiranë, samiti i SEECP [Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Jug-Lindore], ministrat kanë shprehur mbështetjen e plotë për “Koalicionin Global kundër terrorizmit” dhe janë zotuar për forcimin e bashkëpunimit përmes mekanizmave të duhur me partnerët evropianë dhe ndërkombëtarë për të parandaluar aktet terroriste”.

Në një njoftim për shtyp, të publikuar nga Ministria e punëve të Jashtme në qeverinë e Kosovës, e cila merr pjesë në SEECP, vendet anëtare, 13 syresh, thuhet të kenë rënë dakord për 10 pikë që kanë të bëjnë me përkushtimin e këtyre vendeve për të parandaluar dhe luftuar terrorizmin.

Të nënshkruarit në këtë deklaratë kanë shprehur midis tjerash edhe shqetësimin për “ përhapjen e fenomenit të luftëtarëve të huaj terroristë dhe qelizave terroriste në Evropë dhe tjetërkund” dhe kanë shprehur zotimin për të nxitur fuqishëm tolerancën fetare dhe bashkëjetesën”.

XS
SM
MD
LG