Ndërlidhjet

logo-print

Kazakistan: Kërkohen masa për mposhtje të ekstremizmit


Nursultan Nazarbaev

Nursultan Nazarbaev

Presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbaev ka urdhëruar masa të rreptakundër ekstremizmit, duke përfshirë një fushatë ndërgjegjësimi publik, bën të ditur zyra e tij për media.

Duke folur në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kazakistanit më 24 shkurt, Nazarbaev tha se "ekstremistët fetarë dhe terroristët dhe rreziqet ekonomike të vazhdojnë të jenë prezente në mes të proceseve globale dhe rajonale."

"Një fushatë ndërgjegjësimi publik do të kryhet për të bërë qytetarët tanë imunë ndaj ideologjisë së ekstremizmit", citohet të ketë thënë Nazarbaev.

Ai tha se "masa ligjore dhe parandaluese do të ndihmojë në uljen e shpërndarjes së ideve radikale",tha ai.

Nazarbaev gjithashtu urdhëroi qeverinë që t'u japë më shumë vëmendje zgjidhjes së mosmarrëveshjeve që çojnë në konflikte sociale.

Nazarbaev ka qenë në pushtet që nga viti 1989, dhe parlamenti javën e kaluar miratoi një plan për të mbajtur zgjedhje të parakohshme presidenciale këtë vit.

XS
SM
MD
LG