Ndërlidhjet

Sulm i armatosur në Çeki, 8 persona të vrarë


Tetë persona janë vrarë gjatë disa të shtënave në pjesën lindore të Republikës së Çekisë.

Mediat çeke thanë se një burrë hyri në një restorant në qytetin Uhersky Brod dhe filloi të qëllonte me armë zjarri.

Ministri i Brendshëm Milan Chovanec tha se i është thënë se janë tetë viktima.

Raportohet se edhe sulmuesi ka vdekur.

Uhersky Brod është 300 kilometra në juglindje të Pragës, dhe rreth 15 kilometra në kufi me Sllovakinë.

XS
SM
MD
LG