Ndërlidhjet

Kerry e quan Rusinë "gënjeshtare"


 John Kerry
John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka akuzuar Rusinë se po gënjen rreth përfshirjes së saj në konfliktin në Ukrainë.

Kerry u pyet sot nga senatori Lindsey Graham nëse ai pajtohet se Rusia po "gënjen" kur thotë se nuk ka trupa dhe armë ruse në Ukrainë. Kerry tha "po".

Kerry, duke folur gjatë një mbledhjeje në Senat ne Uashington, shtoi se rusët "kanë qenë këmbëngulës në keqinterpretime, gënjeshtra, sido që i quani ato, rreth aktiviteteve në Ukrainë para fytyrës time, fytyrave të të tjerëve, në shumë raste të ndryshme".

Moska ka mohuar se ka mbështetur separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës, në konfliktin që la të vrarë së paku 5,600 persona.

Kerry tha më 21 shkurt se Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja janë duke konsideruar t'i vënë edhe më shumë sanksione Rusisë.

XS
SM
MD
LG